-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kobra” mbron vëllanë në gjyq: Nuk ishte aty kur ndodhi vrasja

Kryesoret

Në seancën paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren, Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”, i cili dyshohet për vrasjen e së martës në Prizren mbrojti vëllanë e arrestuar, Enver Amrallahu duke thënë se nuk kishte qenë në vendin e ngjarjes në momentin kritik, por erdhi pasi dikush e kishte njoftuar se e kanë vrarë atë (Hoxhajn). Më tej ai tha se pajtohet me fjalët e mbrojtësit të tij, avokatit Nexhat Elshani.

E qëlloi “Kobra”! Spitali i Traumës për “5pyetjet.al”: I plagosuri, jashtë rrezikut

Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha  i dyshuari Hoxha.

Prokuroria e Prizrenit depozitoi në gjykatë kërkesën për paraburgimin e Dibran Hoxhajt i cili akuzohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi, Visart Cengu dhe plagosjen e shokut të tij Rufgen Shehu.

Eksperti: Manovra që do të përdorë “Kobra” për të dalë nga burgu pas vrasjes

Ndaj Dibran Hoxhajt rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Manipulimi me prova”. E njëjta masë është kërkuar edhe për pesë persona të tjerë të cilët ishin të punësuar në lokalin ku ndodhi konflikti me të rinjtë nga Kukësi. Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Me pranga në duar! Tentoi të fshihet-Momenti kur “Kobra” futet në gjyq (VIDEO)

Shkaku i konfliktit që solli vrasjen e Visart Cengut ka qenë fatura prej 400 eurosh, me të cilën të rinjtë nga Kukësi nuk ishin pajtuar. Brenda lokalit ‘Kobra City’ ka nisur përplasja fizike mes tre të rinjve që kishin ardhur në Prizren nga Kukësi për të festuar. Pasi kanë dalë nga lokali gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin e tyre, drejt të rinjve është qëlluar me armë zjarri nga Dibran Hoxhaj.

Për pasojë, Visart Cengu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për t’u dërguar në spitalin e Kukësit, ndërsa shoku i tij, Rufgen Shehu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraqitet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të 3 janarit.

Dosja me provat: “Kobra” ndoqi e qëlloi kuksianët për 400 Euro dhe fshiu kamerat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit