Rufgen Shehu i cili u plagos në orët e para të ditës së djeshme në Prizren nga “Kobra” ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Tiranë.
“5pyetjet.al” u interesua për gjendjen e tij shëndetësore dhe spitali i Traumës konfirmoi se e ka kaluar rrezikun.
“Gjendja shëndetësore është stabël, jashtë rrezikut për jetën” tha spitali i Traumës për “5pyetjet.al”.
31 vjeçari Visart Cengu ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit, ndërsa Rufgen Shehu shpëtoi me plagë. Shehu ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit.
Sot u përcoll për në banesën e fundit Cengu. I vetmi që shpëtoi pa plumba nga të shtënat e “Kobrës”, Dibran Hoxhajt ishte shoferi Arben Basha.