Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar për prodhim dhe trafik droge në Nevilles të Belgjikës.
Mësohet se emri i personit që drejtonte plantacionin është Drini S. dhe është dënuar me 15 muaj burg dhe me 8000 euro gjobë.
Po ashtu bashkëpunëtori i tij me iniciale Marsel A., është arrestuar dhe dënuar me 1 vit burg.
Ai gjithashtu është gjobitur me 8000 euro.
Drini S., u arrestua në Nivelles pasi u kap me 19 kg kanabis, ndërsa Marsel A., ishte bashkëpunëtori i tij klandestin i cili punonte në një plantacion droge.
Media vendase bëjnë me dije se Drini S., ishte përpjekur ti shpëtonte policisë duke u larguar me një fugon të tipit “Ford Transit”, por për shkak të probleme teknike ai ka lënë mjetin për të ikur në këmbë.
Ai nuk u arratis dot pasi u kap nga autoritetet belge.
Gjatë kontrollit të fugonit policia ka gjetur më shumë se 19 kg kanabis dhe ka sekuestruar edhe celularin e tij.
Ndërsa në kontrollin në plantacionin e shqiptarit, u gjetën 6 dhoma kultivimi me 1510 bimë kanabis gati për tu korrur. Shtetasi tjetër Marsel A., luante rolin e “kopshtarit”.