-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erdhi me “Smart” dhe arratis me “Audi”! Çfarë kapi kamera? Hap pas hapi, si u organizua vrasja e biznesmenit

Kryesoret

Vrasësi i dytë i biznesmenit Edmond Papa është ende në arrati dhe nuk dihet nëse është arratisur jashtë vendit apo ndodhet brenda territorit. Prej tij ende nuk ka asnjë gjurmë.

Zhduket atentatori! Merret në pyetje efektivi i policisë: Pse e vrau djali biznesmenin?

Andrew i njohur më parë me emrin Edvin Bode, 44 vjeç i lindur në Berat dhe banues në Tiranë është mes personave më të kërkuar në Shqipëri. Dje policia njoftoi se në 31 Dhjetor arrestoi mikun e tij, Albano Velo.

FOTO/ Krahu i djathtë i djalit të policit, zbulohet vrasësi i dytë i biznesmenit në Tiranë

Por si u zbuluan?

Kamerat e sigurisë së një lavazhi pranë vendit të krimit te Komuna e Parisit kanë qenë vendimtare. Këtu duket se ka marrë edhe operacioni emrin “EAGLE EYES” (sytë e shqiponjës). Bode shfaqet me një makinë tip “Audi” pranë lavazhit që Albano Velo e dërgoi për ta larë.

Me makinën në fjalë kontrolloheshin lëvizjet e shënjestrës. Andrew Bode ka mbërritur në vendin e ngjarjes me një “Smart” të marrë me qira ditën e krimit. Pas vrasjes së Papës është larguar me “Audin”.

Kanë udhëtuar së bashku me Velon në autostradën Tiranë – Durrës, janë kthyer e kanë ndaluar në një pikë karburanti dhe Bode ka zbritur në zonën e “Astirit”. Më pas Bode ka marrë një taksi dhe është drejtuar drejt banesës së tij në zonën e “Kodrës së Diellit”. Një ditë pas krimit, ai është rikthyer te lokali pranë Komunës së Parisit ku vrau Papën dhe mori “Smart”-in e parkuar një ditë më parë.

Të dy autorët, Albano Velo dhe Andrew Bode rezultojnë njohje të afërta me Aleksandër Sadikajn të njohur si “Sanço” që u vra në qershor të këtij viti me bombë në Tiranë, por ende nuk dihet çfarë pazaresh u prishën që sollën serinë e vrasjeve. Pista kryesore është droga.

E PLOTË/ Ndjekje dhe arratisje! Kronologjia e vrasjes së biznesmenit nga djali i policit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit