-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Ndjekje dhe arratisje! Kronologjia e vrasjes së biznesmenit nga djali i policit

Kryesoret

Dy javë pas ekzekutimit të biznesmenit Edmond Papa në Tiranë policia njoftoi se ka arrestuar autorin e vrasjes dhe ka shpallur në kërkim shokun e tij, personin që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes ditën e krimit që tronditi kryeqytetin. Albano Velo 30-vjeç është autori. A. B., 44 vjeç banues në Tiranë personi që e ndihmoi dhe është shpallur në kërkim.

Si ndodhi vrasja?

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Në datë 16 Dhjetor, biznesmeni erdhi nga Saranda në Tiranë me nënën në makinë për ta vizituar. Pasi e ngjiti te vëllai në banesën që ndodhet te Komuna e Parisit, Papa zbriti poshtë në kafe.

Ndërkohë që autorët kishin marrë masat duke ditur me saktësi lëvizjet dhe itinerarin. I maskuar me kapuç, Velo futet në lokal e qëllon me 6 plumba duke e lënë të vdekur në vend dhe largohet në rrugicat e rrugës “Fadil Bodinaku”. Me një makinë tip “Audi” e largoi 44-vjeçari. Por makinën nuk e kanë djegur. Policia përmes kamerave të sigurisë shkoi te makina duke gjetur gjurmë.

Largimi

Katër ditë pas krimit, Velo vendos që të largohet nga Shqipëria duke ikur në Francë. Në datë 22 Dhjetor ai ka bërë edhe një postim në Facebook nga Parisi bashkë me dy persona të tjerë. Mbrëmjen e 31 Dhjetorit është kthyer në Shqipëri, ku në Rinas i janë vendosur prangat.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre telefona. Velo nuk e ka pranuar krimin, por policia në finalizimin e operacionit “EAGLE EYES” (sytë e shqiponjës) thotë se ka prova të forta kundër tij dhe për këtë arsye gjykata sot e la në qeli.

E pësoi dhe i ati

Dilaver Velo, i ati i 30-vjeçarit Albano Velo është pezulluar nga policia e shtetit. Vendimi është marrë, pasi djali i policit u arrestua për vrasjen e biznesmenit, Edmond Papa.

Efektivit, trupë shërbimi pranë komisariatit të policisë, nr.4 sot i është komunikuar vendimi i pezullimit nga detyra. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

Konfliktet dhe pistat

Në njoftimin për mediat, policia nuk dha detaje se cila ishte arsyeja e vrasjes, por dyshimet janë të forta dhe lidhen me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt, të njohur si “Sanço”, ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.

Albano Velo me Aleksandër Sadikajn

Velo thuajse 6 muaj më pas është hakmarrë duke e vrarë biznesmenin. Edmond Papa ishte dënuar më herët në Greqi për trafikun e lëndëve narkotike. Pikërisht një larje hesapesh nisur nga konflikti i drogës dyshohet se solli vrasjet njëra pas tjetrës.

Gjithashtu, pak ditë pas vrasjes së Edmond Papës, u vranë në Greqi 2 shqiptarët Kreshnik Çerçizaj e Armando Organaja.

Mediat greke flasin për një lidhje të ngjarjeve në Tiranë dhe Athinë dhe për rastin e dy shqiptarëve theksojnë se u porositën nga Klodjan Lekocaj, i burgosur në Greqi, për shkak të humbjes së 700 kg kanabisi.

Megjithatë nuk ka asgjë zyrtare nga organet në Shqipëri dhe Greqi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit