-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Krahu i djathtë i djalit të policit, zbulohet vrasësi i dytë i biznesmenit në Tiranë

Kryesoret

Personi i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në 16 Dhjetor te Komuna e Parisit në Tiranë është Andrew Bode nga Berati. 44-vjeçari, Andrew e ka emrin e tij të dytë, teksa më herët ka mbajtur emrin Edvin Bode, por për shkak të problemeve me drejtësinë e ka ndërruar.

Ai është shpallur në kërkim nga policia, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar. Por cili ka qenë roli i tij në ekzekutimin e biznesmenit? Në njoftimin që shpërndau për mediat policia akuzonte për vrasje të riun Albano Velo, ndërsa për 44-vjeçarin ngriti akuzën e bashkë-autorësisë.

Si ndodhi vrasja?

Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë Edmond Papën, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit. Në datë 16 Dhjetor, biznesmeni erdhi nga Saranda në Tiranë me nënën në makinë për ta vizituar. Pasi e ngjiti te vëllai në banesën që ndodhet te Komuna e Parisit, Papa zbriti poshtë në kafe.

Ndërkohë që autorët kishin marrë masat duke ditur me saktësi lëvizjet dhe itinerarin. I maskuar me kapuç, Velo futet në lokal e qëllon me 6 plumba duke e lënë të vdekur në vend dhe largohet në rrugicat e rrugës “Fadil Bodinaku”. Me një makinë tip “Audi” e largoi 44-vjeçari. Por makinën nuk e kanë djegur. Policia përmes kamerave të sigurisë shkoi te makina duke gjetur gjurmë.

Largimi

Katër ditë pas krimit, Velo vendos që të largohet nga Shqipëria duke ikur në Francë. Në datë 22 Dhjetor ai ka bërë edhe një postim në Facebook nga Parisi bashkë me dy persona të tjerë. Mbrëmjen e 31 Dhjetorit është kthyer në Shqipëri, ku në Rinas i janë vendosur prangat.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre telefona. Velo nuk e ka pranuar krimin, por policia në finalizimin e operacionit “EAGLE EYES” (sytë e shqiponjës) thotë se ka prova të forta kundër tij dhe për këtë arsye gjykata sot e la në qeli.

E pësoi dhe i ati

Dilaver Velo, i ati i 30-vjeçarit Albano Velo është pezulluar nga policia e shtetit. Vendimi është marrë, pasi djali i policit u arrestua për vrasjen e biznesmenit, Edmond Papa.

Efektivit, trupë shërbimi pranë komisariatit të policisë, nr.4 sot i është komunikuar vendimi i pezullimit nga detyra. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

Konfliktet dhe pistat

Në njoftimin për mediat, policia nuk dha detaje se cila ishte arsyeja e vrasjes, por dyshimet janë të forta dhe lidhen me ekzekutimin me bombë të Aleksandër Sadikajt, të njohur si “Sanço”, ndodhur në qershor të vitit të kaluar në Tiranë.

Velo thuajse 6 muaj më pas është hakmarrë duke e vrarë biznesmenin. Edmond Papa ishte dënuar më herët në Greqi për trafikun e lëndëve narkotike. Pikërisht një larje hesapesh nisur nga konflikti i drogës dyshohet se solli vrasjet njëra pas tjetrës. Gjithashtu, pak ditë pas vrasjes së Edmond Papës, u vranë në Greqi 2 shqiptarët Kreshnik Çerçizaj e Armando Organaja.

Mediat greke flasin për një lidhje të ngjarjeve në Tiranë dhe Athinë dhe për rastin e dy shqiptarëve theksojnë se u porositën nga Klodjan Lekocaj, i burgosur në Greqi, për shkak të humbjes së 700 kg kanabisi. Megjithatë nuk ka asgjë zyrtare nga organet në Shqipëri dhe Greqi.

E PLOTË/ Ndjekje dhe arratisje! Kronologjia e vrasjes së biznesmenit nga djali i policit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit