-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Messi rikthehet në stërvitje me PSG, pritje madhështore nga klubi

Kryesoret

Ylli argjentinas, Lionel Messi është rikthyer në Paris, pas dy javëve pushim që i kishte pas Kupës së Botës ku u shpall kampion me Argjentinën.

Sulmuesi është rikthyer në Francë, vendin që e largoi me zemër të thyer në finalen e Kupës së Botës me skuadrën e tij Argjentinën.

Por klubi u përkujdes që ta pres me buzëqeshje të mëdha heroin e Paris Saint-Germain.

 

Ai kaloi kohë në shtëpi në Buenos Aires, më pas në Rosario për të festuar por tani është kthyer në PSG dhe u prit fillimisht nga shoku i tij, Neymar dhe shokë të tjerë të skuadrës në terrenin e tyre të stërvitjes të mërkurën.

 

Me tu futur në fushë, bashkë lojtarët kishin krijuar një tunel të gjatë ku e duartrokiten pa ndalur, ndërsa drejtori i klubit i dhuroi një çmim për arritjen e tij të madhe.

 

Gjigantët parisien u kthyen në aksionin kundër Strasburgut  më 28 dhjetor – pas pushimit të Kupës së Botës – pa kapitenin e Argjentinës ku fituan fillimisht, ndërsa disa ditë më pas luajtën ndaj Lens dhe pësuan humbje që ishte e para këtë sezon në Ligue 1.

Tani do t’i takojë trajnerit, Christophe Galtier që ta integrojë atë në skuadër me ndeshjen e Ligue 1 kundër Angers që zhvillohet më 11 janar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit