Është publikuar edhe video nga momenti kur policia angleze kryen operacionin në një banesë në Sheffield, ku edhe vendosi në pranga Andi Alushin dhe Valdemaras Kasinskas të cilët kishin rrëmbyer 2 shqiptarë.
Në video shihet momenti kur policia nxjerr nga banesa gjysmë të zhveshur shqiptarin Andi Alushi, ndërsa gjithë kohës dëgjohet teksa i bërtasin 27-vjeçarit shqiptar që të ulet: Në gjunjë, në gjunjë!
Videoja është xhiruar në maj kur edhe ndodhi arrestimi, por vetëm sot është bërë e mundur lidhja me ngjarjen dhe arsyen e prangosjes.
Si shqiptari, ashtu edhe lituaneze kishin marrë peng dhe kishin dhunuar dy shqiptarë të identifikuar vetëm me iniciale: E. R. dhe O. L.
Ata i kishin rrahur, djegur dhe i detyronin që të hanin nga tasat e qenve pengjet e tyre.
Videot ua dërgonin familjarëve në Shqipëri me shumë gjasë për të marrë para.
Alushi dhe Kasinskas janë anëtarë të një bande, dhe u dënuan dje nga Gjykata britanike me 19 vite e e 6 muaj burg pasi akuzohen për vepra penale “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës në “shtëpitë e barit”.
Për çështjen sot u njoftua se po ndërhyn edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.