-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbët në Mitrovicë thërrasin protestë: Jemi peng i politikës së Vuçiçit

Kryesoret

Në ditën e tretë të Krishtlindjes, pra më 9 janar, në pjesën veriore të Mitrovicës është caktuar protesta e serbëve të pakënaqur me politikën kosovare të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ndërkaq organizatori i saj, Ivan Miletiç, i tha gazetës “Danas” se serbët nga Kosova janë “peng”.

Protesta është caktuar për në orën 12:00 te monumenti i Car Llazarit në qendër të pjesës veriore të Mitrovicës. I pyetur se kush është organizatori i protestës, Miletiçi është përgjigjur “populli i pakënaqur nga veriu i Kosovës”.

Ai thotë se qytetarët e panë me heqjen e barrikadave se në cilin drejtim po shkon situata dhe se janë pajtuar që nuk do të pranojnë “as lojërat e Kurtit e as të Vuçiçit”.

Ai thekson se nuk u janë bashkuar organizatat formale dhe se nuk e dinë se sa njerëz do të vijnë duke pasur parasysh, siç thotë ai, frikën që ekziston te qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit