-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmohet makina e qytetarit serb në veri të Kosovës, brenda mjetit kishte fëmijë!

Kryesoret

Një qytetar nga veriu i Mitrovicës ka njoftuar se është sulmuar makina e tij. Ai ka akuzuar Milan Radoiçiçin. Dilje Radoviç me anë të një shkrimi në Facebook ka thënë se brenda makinës kishte fëmijë.

“Falë mbretit Milan [Radoviç] dhe idiotëve të tjerë, ata qëllojnë edhe kur fëmijët janë brenda në veturë”, shkruan Radoviç.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që sulmohen nga huliganët veturat e qytetarëve serbë që gjenden në këtë pjesë të Kosovës.

Brenda një periudhe të shkurtër ishin djegur shumë vetura, pasi i kishin regjistruar në targa RKS të Republikës së Kosovës nga ato ilegale serbe.

Po ashtu, ka pasur kërcënime nga bandat kriminale për të gjithë ata qytetarë serbë që bashkëpunojnë me institucionet qendrore e lokale të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit