-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Serbinë e presin ditë të vështira lidhur me Kosovën, tregon sa vende kanë tërheq njohjen

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur sonte se Serbinë e presin sfida të vështira lidhur me Kosovën.

Ai ka theksuar se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se shteti i dhjetë është ende në pritje.

Në konferencën vjetore për shtyp, Vuçiç theksoi se 106 vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa 84 e pranojnë pa mëdyshje, kurse tre shtete “nuk janë të qarta”.

“Kemi nëntë vende që e kanë tërhequr njohjen, presim të dhjetën”, tha Vuçiç.

Siç raporton “Danas” Vuçiç deklaroi se “Serbia vështirë mund t’i kundërshtojë përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës, por se situata është ndryshe në Organizatën e OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO)”.

Ai tha se në janar “po pret që ekspertët (nga Perëndimi) të vijnë dhe t’i shpjegojnë se pranimi i hyrjes së Kosovës në OKB është e vetmja rrugëdalje e mundshme për Serbinë”.

Të kundërtën e asaj që e tha Vuçiç e thotë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, sipas së cilës vendin ton deri më tani e kanë njohur 106 vende.

Gjatë konferencës për media në Beograd, presidenti serb gjithashtu tha se këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet do të vizitojë Beogradin më 11 ose 12 janar.

Chollet kishte anuluar një vizitë në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe në Bruksel në dhjetor për shkak se doli pozitiv për coronavirus.

Vuçiç tha se pas zyrtarit amerikan, Serbinë do ta vizitojnë edhe negociatorët evropianë.

Zyrtarët amerikanë dhe evropianë do të qëndrojnë në Beograd në përpjekje për të përshpejtuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kosovës dhe Serbisë u është ofruar një propozim franko-gjerman në emër të Bashkimit Evropian. Ky propozim ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit