-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

3 viktima dhe 4 të plagosur! Banori në Bulqizë: “Benz”-i fluturoi 70 m, u nda në dy pjesë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë që ndodhi në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, ku dy automjete u përplasën me njëra – tjetrën.

Dy prej viktimave janë vëllezër, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi. Viktima e tretë është gruaja e Kujtimit, Lulzime Istrefi. Të plagosurit janë Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Por si ndodhi aksidenti? Njëri prej automjeteve ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes. Njëri prej banorëve të zonës tregoi tmerrin që pa me sy nga aksidenti.

Erdha me elektrik për të parë nëse kishte një njeri që duhej ndihmuar. Por ata që kishin vdekur nuk i nxirrja dot sepse ishin poshtë makinës. Në këtë rrugë, makinat ecin me shpejtësi shumë të lartë.

Në momentin kur e morëm vesh për aksidentin, unë së bashku me dy miqtë e mi dolëm për të ndihmuar por nuk mund të bënim gjë. Përplasja ishte shumë e fortë. Aksidenti ishte i paparë! E hodhi 60-70 metra makinën” tha banori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit