-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Kjo është vila luksoze e “Kobrës” që vrau kuksianin për 400 Euro

Kryesoret

Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra” mbrëmë e kishte natën e parë në burg për vrasjen e të riut nga Kukësi, Visart Cengu. Por qelia duket se është shtëpia e dytë e Hoxhajt që është arrestuar shumë herë, por në fund ka arritur të dalë nga burgu. Nga mediat në Kosovë nuk ka asnjë zhvillim që mund të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Pasi iu komunikua masa e arrestit me burg për 30 ditë, “Kobra” u dërgua në qeli së bashku me personat e tjerë që u arrestuan. Ndërsa janë publikuar edhe pamje nga shtëpia e Dibran Hoxhaj, e cila u bastis nga policia. Nga pamje mund të vërehet se nofka “Kobra” është shkruar në mure.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikoi të enjten analizën “Dështimi i shtetit ndaj ‘Kobrës'”, ku thuhet se Dibran Hoxhaj, i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit Visart Cengu ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë, ndërsa të gjitha ishin dënime me kusht e me gjobë dhe në asnjë prej aktgjykimeve nuk ishte dënuar me burgim efektiv.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit