KFOR ka publikuar pamje nga operacioni për heqjen e plotë të barrikadave në veri.
“Të enjten, misioni i NATO-s, KFOR, përfundoi heqjen e disa automjeteve që po i bllokonin rrugët në Kosovën veriore, përmes vendosjes së njësive inxhinierike në zonat e “Kërrshit të Dudës” dhe Serbovcit”, thuhet në komunikatën e publikuar nga NATO-ja.
“Liria e lëvizjes është kthyer”, thuhet tutje nga KFOR.
KFOR-i ka deklaruar se qëndron i vëmendshëm dhe ka kapacitetin dhe personelin që të vazhdojë ta zbatojë mandatin e vet në baza ditore, duke kontribuar në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.