-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Media, si (bashkë) fajtore ndaj shoqërisë!

Kryesoret

Pjese e medias prej 30 vjetësh, unë gjithnjë e me shume bindem se media është një përgjegjës i rëndësishëm për faktin se ku jemi dhe si jemi ne sot, si vend dhe shoqëri.

Media informon dhe ky është misioni i saj themelor dhe historik!

Por, a informon dot media sot me korrektese dhe paanshmëri, kur interesat e shumicës se pronareve janë deri ne fyt ne paratë publike?

Media edhe edukon!

Por, a edukon sot media, kur për hir te audiencës ekranet janë mbushur me lloj-lloj perversiteti dhe ku mungon qofte edhe një program edukativ për fëmije?

Media prodhon edhe kulture!

Por si programe kulturore konsiderohen ato te showbiz-it, mbushur me lakuriqësi dhe vulg, apo lajme me kush u martua e kush u divorcua nga VIP-at e artit.

Media prodhon opinion!

Por opinion bërja sot sundohet nga debate ku me i ndjekuri është ai qe bërtet me shume dhe tregon me shume mungese edukate.

Media prodhon analize!

Por shumica e analisteve janë fallxhore qe “parashikojnë” se çfarë do te ndodhe pas një, apo disa muajsh me Berishën, Ramën apo Metën.

Shume “fallxhore” te tjerë parashikojnë se sa njerëz te rëndësishëm do te arrestohen muajin tjetër, apo verën e ardhshme.

Fallet asnjëherë nuk u dalin. Por portalet mbushen me tituj “Ja kush do te arrestohet pas një muaji”… “Ja çfarë do te ndodhe ne shtator”, “Ja kur do hapet burgu për VIP-at e politikes”….

Janë lloqe….

E kujt i plasi? Programit kaq i duhet. A riprodhohen këto lloqe neper portale dhe a merr shikime dhe klikime programi?

Tani vijmë tek pyetja: Kush e ka fajin?

Media qe prodhon këtë lloj gjelle, apo ju qe e blini?

Debati është i gjate.

Disa thonë se media duhet ta edukoje shijen e publikut. Por te tjerë mendojnë se kuzhinieri gatuan çfarë hane klientët dhe jo çfarë do ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit