Sot është dita e dytë e analizës që qeveria po zhvillon në vilën 31 në Bllok. Prej së mërkurës kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat për të analizuar punën për vitin që u mbyll dhe pritshmëritë për vitin që sapo ka nisur. Në një postim në Facebook, kreu i ekzekutivit flet për optimizëm.
“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor” shkruan ai.
Në fotot që ka shpërndarë në Facebook shfaqen analizat mbi ecurinë e projekteve të rrugëve, aeroporteve dhe veprave të tjera. Ajo që nuk thuhet është fakti që ky është vit zgjedhor dhe thuajse gjithçka do të jetë në funksion të 14 Majit.