Dosja e freskët që ndodhet në duart e prokurorisë dhe policisë së Tiranës lidhet me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. 49-vjeçari sipas policisë u ekzekutua nga Andrew Bode, i njohur edhe me emrin Edvin dhe Alban Velo.
I pari në kërkim dhe i dyti i arrestuar. Bode, që ka në pronësi edhe njëbiznes dyshohet se është arratisur nga vendi ilegalisht edhe pse sipas sistemit TIMS rezulton brenda territorit. E ndërsa 31-vjeçari Velo është në burg, prokuroria ka marrë në pyetje të atin e tij, efektivin e policisë Dilaver Velo, tashmë të pezulluar.
E PLOTË/ Ndjekje dhe arratisje! Kronologjia e vrasjes së biznesmenit nga djali i policit
Para oficerëve të policisë gjyqësore Dilaver Velo ka pohuar se nuk ka pasur dijeni për implikimin e të birit në ngjarje. Megjithatë, si AMP dhe prokuroria po hetojnë rastin nëse i ati e ka ndihmuar të birin që të largohet nga vendi pas vrasjes. Në dorë janë tabulatet telefonike.
Lëvizja fatale! Kush është “syri i shqiponjës” që zbuloi vrasësin e biznesmenit në Tiranë?