-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gati mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Rama: Do të ndryshoj ambasadorët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se do të nisë ndryshimin e ambasadorëve në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë. Nuk sqaroi nëse do të ketë një “furtunë” apo emra të veçantë.

Njoftimin e bëri pas takimit me Presidentin Bajram Begaj ku lajmëroi se do të mblidhet edhe këshilli i sigurisë kombëtare. Për çfarë ende nuk dihet. Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se e informoi kreun e shtetit edhe për çështjet kryesore të qeverisjes.

Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike” shkruan Rama.

Nuk dihet nëse në takim është folur për kreun e ri të SHISH pas largimit të Helidon Bendos dhe çështjen e kufirit detar me Greqinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit