-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë!

Kryesoret

Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Francës dhe SHBA, që të dërgojnë armë të rënda të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Pas një telefonate mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit amerikan Joe Biden është vendosur që Gjermania të dërgojë dhjetëra tanke Marder si dhe një sistem mbrojtës të raketave Patriot në Ukrainë.

Deri tani nuk ka ndonjë vendim për dërgimin e tankeve moderne Leopard që është një prej kërkesave të kahershme ukrainase, por presidenti ukrainas Zelenski ka falënderuar publikisht presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për këto ndihma.

Franca ka vendosur të dërgojë “tanke të lehta për luftë” në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ia premtoi këtë kolegut të tij ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftoi pallati Élysée pas një telefonate mes dy presidentëve. Bëhet fjalë për tankun AMX-10 RC. Ai përdoret kryesisht për zbulim.

Si pjesë e të ashtuquajturit shkëmbim, Ukraina ka marrë tashmë tanke luftarake të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e Evropës Lindore. Pjesë e këtyre shkëmbimeve është edhe Gjermania, e cila me Sllovakinë ka arritur marrëveshje që atjo t’i dërgojë Ukrainës 30 automjete luftarake sovjetike BMP-1 në fund të nëntorit.

Në këmbim, Gjermania do të dërgojë 15 tanke Leopard 2 A4 në Sllovaki. Por tani edhe në Gjermani është ndezur debati për dërgimin e tankeve luftarake të prodhimit perëndimor në Ukrianë, pas vendimit të Francës që të dërgojë tanke atje. E masa të ngjashme janë bërë të ditura edhe në Gjermani dhe SHBA .

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me automjete të blinduara Bradley. Këto automjete janë të pajisura edhe me një top, një mitraloz dhe raketa.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock i ka bërë thirrje Evropës dhe Perëndimit që të vazhdojnë me mbështetjen dhe solidaritetin me Ukrainën. Kjo, për t’u mbrojtur nga agresioni rus edhe në vitin 2023./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit