-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në Tiranë martohen më pak, Lezha mban rekord/ Celebrimet, 12% më të ulëta se para pandemisë!

Kryesoret

Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2021 u lidhën gjithsej 19.7 mijë martesa në të gjithë vendin. Ndonëse në raport me vitin pandemik, celebrimet janë rritur me 12.7%, martesat mbeten më të ulëta në raport me para pandeminë.

Sipas INSTAT, numri i lidhjeve me kurorë në 2021 ishte 12% më i ulët se në 2019-n. Dhe 15% më pak se në 2018-n. Me përjashtim të vitit të pandemisë, 2021-i është periudha me martesat më të ulëta pas viteve 90.

Ndryshimi i stilit të jetesës, ku karakteristikë është rritja e moshës së martesës, plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni i lartë i të rinjve vlerësohen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Sipas INSTAT, mosha mediane e popullsisë ishte 38.2 vjeç në fillim të vitit 2022. Rritje e ndjeshme në krahasim me fillimin e viteve ’90. Në vitin 2021, mosha mesatare në martesë për burrat ishte 31,2 vjet. Ndërsa mosha mesatare në martesë për gratë ishte 27,7 vjet.

Në vitin 2021, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për burrat ishte ai i Gjirokastrës, me 33,6 vjet. Ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për burrat ishte Durrësi, me 30,5 vjet.

Ndërkohë, në të njëjtin vit, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për gratë ishte i Lezhës, me 28,9 vjet. Ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për gratë ishte i Durrësit, me 27,1 vjet.

Sipas INSTAT, në kryeqytet në 2021-n u shënuan 5.8 martesa për 1 mijë banorë. Kjo, nga 7 që është koeficienti për të gjithë vitin.

Pas Tiranës, për numrin më të ulët të martesave renditen: Vlora (6.1) Korça (6.2), Gjirokastra (6.7). Ato e kanë treguesin nën mesataren kombëtare. Rekordin e martesave e mban Lezha (10.4) e ndjekur nga Berati dhe Dibra me nga 8.1. /monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit