Një dyqan me produkte ushqimore është grabitur në Durrës pasditen e sotme, ku janë marrë rreth 15 000 lekë të reja, e gjithë shuma e xhiros ditore.
Lajmi është bërë me dije nga Policia e Shtetit.
Në njoftimin zyrtar është bërë me dije se ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen nr. 15, dy persona ende të paidentifikuar janë futur në dyqan kanë marrë paratë dhe kanë ikur me makinë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Nga veprimet e para hetimore, është identifikuar automjeti me të cilin këta shtetas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.