Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraditen e sotme ka shkuar në selinë e PD-së.
Në mungesë të Sali Berishës, që po kalon një gjendje gripale, është pritur nga deputeti Flamur Noka, që grupi i ish-kryeministrit e ka zgjedhur sekretar të përgjithshëm.
Kjo është hera e tretë që ish-presidenti ngjit shkallët e selisë blu që nga momenti që firmosën paktin e koalicionit të përbashkët për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Tema specifikisht nuk dihet, por nuk ka dyshime që në fokus ka qenë strategjia e aksionit opozitar kundër qeverisë Rama dhe përgatitja për zgjedhjet.









