Din Qeleposhi është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Bajram Currit.
Sipas informacioneve parake mësohet se është plagosur në këmbë një 60 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Gjakovës për mjekime dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht pasi një grup shokësh të cilët ka qenë duke pirë dhe festuar ndërsa njëri prej tyre ka shkrehur armën aksidentalisht duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.
Njoftimi i policisë:
Në qytetin e Bajram Currit, në rrethana ende të paqarta, është dëmtuar në këmbë shtetasi D. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Sopot, i cili ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjakovës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/5pyetjet.al