-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në Kosovë, Haradinaj: Akt i papranueshëm dhe i dënueshëm

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm, të plagosurve u uroj shërim të shpejtë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet t’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!

“Plagosja e dy të rinjve në Shtërpcë, është një akt i papranueshëm dhe i dënueshëm! Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.

“Njëkohësisht kërkoj nga organet ligjzbatuese në Kosovë që sa më parë ta informojnë opinionin publik për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja si dhe për motivet e saj”.

“Gjithashtu, apeloj te familjarët dhe serbët lokalë që të mos bijnë pre e propagandës që këtij incidenti t’i japin konotacion politik! T’i japim kohë drejtësisë që t’i zbardhë rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje!” ka shkruar Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit