-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmohet, autori i plagosjes së 2 serbëve pjesë e FSK-së

Kryesoret

Autori i dyshuar për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Pas ngjarjes ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj ka konfirmuar se autori i dyshuar i plagosjes së 2 serbëve është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ai gjithashtu shtoi se në lidhje me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.

“I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ministri kosovar ka shprehur edhe keqardhje për rastin.

“Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit