Corinthians bëri një ofertë për sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldo.
Ai tashmë është transferuar në arabinë saudite në Al-Nassr.
Zbulimi u bë nga presidenti Duilio Monteiro Alves, i cili tha se kishte treguar interes për bisedat me përfaqësuesin e futbollistit dhe bëri një ofertë për të pasur yllin portugez me fanellën e Corinthians.
“Propozimi ishte i yni”, tha Duilio, në një intervistë për Donos da Bola të Bandeirantes.
Ronaldo kishte thënë në prezantimin e tij në klubin aziatik se ishte kërkuar nga një klub brazilian.
“Ne bëmë një propozim për një pagë të barabartë me atë që ai fitoi në Manchester United, për një kontratë dyvjeçare. Kam folur për gjashtë, shtatë herë me Jorge Mendes dhe në fund, ne dërguam një propozim përmes një personi tjetër”, tha ai.
Megjithatë, Ronaldo përfundoi duke nënshkruar për ekipin saudit, Al-Nassr, ku do të fitojë 200 milionë euro në vit.