-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia i shtrin dorën Kroacisë: Të garojnë në ndërtimin e paqes

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç tha, më 6 janar në Zagreb, se Serbia dhe Kroacia, në vend të urrejtjes, duhet të bëjnë garë në ndërtimin e paqes dhe marrëdhënieve të mira, si dhe të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut, raporton agjencia Beta.

Arsyeja e vizitës së Daçiçit në Zagreb është pritja e Krishtlindjeve e Këshillit Kombëtar Serb (SNV) në Kroaci, ku marrin pjesë edhe anëtarë të Qeverisë së Kroacisë.

Shefi i diplomacisë serbe tha se “marrëdhëniet më të mira” ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë janë para së gjithash në interes të popullit serb dhe kroat, por edhe të gjithë rajonit.

“Ardhja ime këtu përqon një mesazh të fortë për nevojën për bisedime dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve aktuale ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit. Ne nuk mendojmë njësoj për shumë çështje, por duhet të flasim dhe të merremi vesh. Prandaj edhe jemi sot këtu”, tha Daçiç.

Ai theksoi se ringjallja e dialogut konstruktiv midis Beogradit dhe Zagrebit, në baza të barabarta, është “e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura që vazhdojnë të rëndojnë” marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

“Serbët dhe kroatët kanë shumë interesa të përbashkëta. Pavarësisht se çfarë ndodhi 10 apo 30 vjet më parë, ne duhet të shikojmë çështjet që lidhen me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ne duhet të përpiqemi të gjejmë një interes të përbashkët edhe kur nuk mendojmë njësoj”, tha Daçiç./REL

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit