Policia e Tiranës ka njoftuar se në Rrugën e Kavajës ka ndodhur një konflikt ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar me inicialet K. P.
Sipas njoftimit shtetasi me inicialet F. G. dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin K. P.
Ky i fundit si pasojë e lëndimeve është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.