-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të huajt që investojnë mbi 100 mijë dollarë do pajisen me leje unike/ Udhëzimi i aplikimit për viza!

Kryesoret

Të huajt që duan të qëndrojnë në Shqipëri do t’u njihet statusi i investitorit. Kjo nëse ata investojnë jo më pak se 10.000.000 lekë. Ose gati 100 mijë dollarë në një aktivitet ekonomik në vendin tonë.

Këta investitorë do të pajisen me atë që quhet leja unike si investitordokumenti i vetëm, i cili do t’i shërbejë si leje qëndrimi dhe pune shtetasve të huaj.

Po kështu në Fletore Zyrtare është publikuar dhe udhëzimi i përbashkët për procedurat e lëshimit të vizave. Hyrjen, qëndrimin dhe tranzitimin e shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.

Të huajt që investojnë mbi 100 mijë dollarë do pajisen

I huaji paraqet online kërkesën për vizë pullë. Ose elektronike në Përfaqësinë Diplomatike dhe Konsullore të RSH-së në vendin e tij. Kërkesës i bashkangjitet online edhe dokumentacioni përkatës

Nëpunësi konsullor i autorizuar merr në shqyrtim kërkesën. Në rast dyshimi interviston të huajin për verifikimin e fakteve të paraqitura në kërkesë.

Edhe në raste kur i huaji aplikon për leje unike, aplikimi për vizë pullë ose elektronike bëhet online. Konsulli mban përgjegjësi për saktësinë e përcjelljes së të dhënave.

Cakton prioritetin e trajtimit të aplikimit. Po ashtu vendos vlerësimin mbi dokumentacionin dhe mendimin (pozitiv, negativ apo i dyshuar).

Afati për marrjen e përgjigjes është 15 ditë pune nga data e pranimit të aplikimit. Nëse nuk ka afate të tjera të parashikuara në marrëveshje ndërkombëtare.

Në rast se gjatë procedurës së pranimit të aplikimit konstatohet paraqitja e dokumenteve të falsifikuara, Konsulli refuzon dhënien e vizës,  sekuestron dokumentin e falsifikuar, si dhe informon MEPJ-në për rastin e konstatuar dhe vepron sipas udhëzimeve që i jepen.

Investitorët fillimisht do aplikojnë për vizë të tipit D. Me këtë vizë kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë. Pas miratimit të vizës për rastet e aplikimit për leje unike, aplikimi do të kalojë për shqyrtim dhe vlerësim pranë autoritetit përgjegjës vendor për kufirin dhe migracionin.

Nëpunësi konsullor kryen veprimet paraprake verifikuese për rregullshmërinë e aplikimeve të dërguara nga PDK-ja dhe përcjell brenda ditës aplikimet për vlerësim në drejtim të DKM-së dhe SHISH-it në sistemin e-Viza.

Brenda 5 ditëve pune, DKM-ja dhe SHISH-i japin mendimet e tyre në modulin eViza, nëse kërkesa duhet të miratohet ose refuzohet.

Në rastin e vizës elektronike, pas miratimit, kjo e fundi i përcillet aplikantit me anë të postës elektronike. Aplikanti e printon vizën nga cilido vend që ndodhet, me kushtin që të jetë jashtë territorit të RSH-së. Aplikuesi para hyrjes në territor duhet të paraqesë vizën elektronike të printuar nga email-i, si dhe dokumentin e identifikimit me të cilin ka aplikuar.

Për të huajt që hyjnë pa vizë, por për të aplikuar për leje qëndrimi/unike duhet të pajisen me vizë sipas motivit të kërkuar të qëndrimit, numërimi i ditëve të qëndrimit përllogaritet sipas hyrjes me vizë tipi “D” dhe afatit të përcaktuar në të.

Ketu Fletorja zyrtare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit