-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Serbia do i akordojë çmim Ramës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehet se Akademia e Shkencave e Serbisë do t’i akordojë çmim Edi Ramës. Lideri i opozitës shkruan në rrjetet sociale vendimi për dekorimin e Ramës po përgatitet nga kjo akademi.

Gjithashtu Berisha shton se ky çmim Edi Ramës do i jepet për merita të jashtëzakonshme në dëbimin e shqiptarëve nga vendi, nën qeverisjen e tij prej vitit 2013.

Akademia e Shkencave e Serbisë thuhet se po përgatit vendimin për akordimin e Çmimit të Zi të Vaso Çubrilloviçit për meritat e jashtëzakonshme të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria Edi Ramës.

Në vitet 2014-2018 Rama me politikat e tij të kalkuluara për përzënie të qytetarëve, dëboi nga Shqipëria për në vende të tjera 31% të qytetarëve të saj. Pra ai meriton çmimin sepse dëboi në 7 vite nga vendi i tij  më shumë se sa kanë dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend çdo luftë botërore, lokale apo civile.

Akademia i njeh meritë të veçantë Ramës në shkatërrimin e të ardhmes së shqiptarve në Shqipëri. Në doktrinën e tij të spastrimit etnik të trojeve shqiptare, akademiku kriminel Çubrilloviç parashikonte shkatërrimin e nënës shqiptare sepse ajo lind dhe rrit shumë femijë.

Akademia konstaton se në 7 vite kryesisht për shkak të politikave të Edi Ramës vetëm për në hapsirën e BE u larguan 744 mijë shqiptarë nga të cilët 520 mijë janë të rinj dhe femijë. Një  komb pa femijë dhe të rinj të ardhme nuk ka.

Akademia thuhet se do kërkojë që nderimi i Ramës të bëhet në Beograd dhe jo në selinë e saj, por në selinë e Parlamentit të Serbisë në seancën plenare të këtij parlamenti në  prani  të autoriteteve më të larta shtetërore, fetare dhe akademike mbasi spastrimi etnik i shqiptarëve nga Rama tejkalon të gjitha spastrimet etnike të Gjeorgjeviçit, Paniçit, Titos, Rankoviçit, Millosheviçit dhe padronit të tij Vuçiç” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit