Pas kontrolleve të kryera mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Vis Martinaj në Surrel është bërë e ditur se në banesë nuk është gjetur asnjë familjar.
Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me kontrollet e kryera.
Sipas raportimeve të fundit pas kontrolleve të kryera në banesën e Martinaj nuk është gjetur asgjë e jashtëligjshme.
Mësohet se autoritetet kanë marrë vetëm dokumente.
Nuk është hera e parë qe po ndodh një kontroll në shtëpinë e Martinaj pasi në fund të muajit dhjetor forcat RENEA organizuan një kontroll tjetër në shtëpinë e tij në Fushë Kuqe si dhe të xhaxhallarëve të Martinaj.
Pas kontrolleve të kryera atje u gjetën arme dhe municione.
Përkatësisht atje u gjetën 2 automatikë, 1 silenciator dhe rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm të fshehura në koshere bletësh.
Në banesë kishte edhe 9 uniforma policie, jelekë dhe sende të tjera të uniformave blu
Kontrollet vijnë 8 muaj pasi Martinaj u shpall në kërkim si person që kishte porositur vrasjen e shtetasit Endrit Dokle dhe 4 muaj nga denoncimi si i zhdukur nga familjarët.
Pas zhdukje së Vis Martinaj nga 9 gushti, ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një inskenim apo krim.