-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëna hodhi fëmijën në lumë, flet mjeku: Kishim frikë se do ta linte në maternitet

Kryesoret

Sot në Shkodër u shënua një ngjarje e rëndë. Orjana Gremi tetë ditë pasi lindi foshnjën e hodhi në lumin Kir.

Drejtori i Maternitetit të Shkodrës Senad Halluni u shpreh se e reja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së foshnjës, ndërsa ka shtuar se fillimisht ka kërkuar dorëzimin e tij në shtëpinë e foshnjës, por ka ndërruar mendje më pas.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha proçedurat. Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës.

Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për proçedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh. Me datë 4 kemi kryer proçedurat për tu transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas.

Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, ka deklaruar ai.

Mjeku Sajmir Selmanaj tha se 32-vjeçarja është dërguar nga kolegët e punës në spital dhe se kanë qenë ata që e kanë bindur që të mos e lindte fëmijën në jetimore.

Tragjike në Shkodër! Fjalët e nënës para se të hidhte fëmijën në lumë! Jetonte me dajën

“Me datë 30 dhjetor 2022 është sjellë nga kolegët e punës në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës ku nuk ka treguar se cili është shqetësimi i saj deri në momentin e shpërthimit të ujërave.

Është sjellë në repartin e Gjinekologjisë dhe ka qenë e vetme. Që në momentin e parë, kemi pasur frikë se do ta linte fëmijën në maternitet.

Kemi njoftuar policinë dhe psikologun dhe gjatë gjithë kohës është asistuar nga psikologu. Lindja e saj ka qenë me datë 30 rreth orës 11.

Lindja e saj ka qenë normale dhe pa asnjë problem shëndetësor. Kanë ardhur kolegët e punës ku ajo ka punuar në një fabrikë këpucësh, të cilët i kanë sjellë dhurata dhe lekë dhe e kanë bindur që të mos e linte fëmijën në jetimore por ta mbante.

Me datë 4 ajo ka bërë daljen nga spital ku pasi ka kryer të gjitha procedurat ka marrë dhe çekun e bonusit të fëmijës të firmosur.

Është larguar me taksi nga spitali dhe nga ai moment nuk dimë gjë më tepër. Dimë se nuk ka dashur të tregonte emrin e babait të fëmijës.

Ndërsa sa i përket gjendjes shëndetësore të saj dhe të foshnjës gjatë gjithë kohës ka qenë e mirë“ tha mjeku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit