-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Delegacioni amerikan nga Presheva në Prishtinë

Kryesoret

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim kongresistin republikan Keith Self dhe kongresistin demokrat Suhas Subramanyam, të cilët po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e një delegacioni të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja dhe Kongresi Amerikan i kanë dhënë Kosovës ndër vite, duke theksuar rëndësinë historike, politike dhe njerëzore të kësaj mbështetjeje për qytetarët e vendit.

“Për Kosovën, miqësia me Shtetet e Bashkuara është edhe institucionale por edhe personale. Populli ynë e mban mend kush qëndroi pranë nesh në momentet më përcaktuese të historisë sonë moderne”, deklaroi Haxhiu.

Haxhiu theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për forcimin e partneritetit me SHBA-në në fushat e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, diplomacisë dhe integrimit euroatlantik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit