-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O paguaj o vdis”! Shehu: Lista e problemeve të shëndetësisë në Shqipëri

Kryesoret

Deputet i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehet përmes një postimi në Facebook se problemi i shëndetësisë në Shqipëri nuk është vetëm bllokimi prej më shumë se një muaji i kardiokirurgjisë, por ka edhe shumë të tjera.

Ai i liston duke filluar nga ajo që po ndodh brenda QSUT-së, te poliklinikat në Tiranë dhe deri te fshatrat më të largët.

Kardiokirurgjia e bllokuar? QSUT hesht për denoncimin e Shehut

“1-Shendetesia shqiptare sot: “O paguaj o vdis”!

Bllokimi i periodik i aktivitetit nga mungesat nuk ndodh vetem ne kardiokirurgji.

Kjo demton rende shendetin e pacienteve, financat e tyre dhe punen normale te mjekeve.

Dhe ketu flasim per klinikat qendrore ne Tirane.

Mungojne protezat e materiale ne ortopedi, disa here stentet ne kardiologji, shpesh lentet ne okulistike, etj etj.

Laboratoret publike nen PPP bllokohen cdo muaj.

Egzaminimet histopatologjike vonohen me muaj edhe ne QSUT.

Ndersa per egzaminime extempore apo sherbimi i tille  publik ne qarqe as qe behet fjale.

Ne sistemin publik nuk realizohen shume nga procedurat tejet urgjente e jetesore si ato per aksidentet vaskulare cerebrale.

Ne perferi gjendja e sistemit spitalor eshte pothuajse ne kolaps te plote.

Keshtu pacientet qe mundin detyrohen te shkojne te privati nen pagesa te larta e pa rimbursim.

Pra “O paguaj o vdis” eshte diviza sot e asaj qe u propagandua si “shendetesi falas”.

2- Ne lidhje me mbrojtjen nga Covid ne duhet te implementojme ato masa qe rekomandon Komisioni Europian, qe aplikohen apo ne ShBA edhe ndaj Kines.

Ne nje kohe qe BE vendos edhe rregjimin e testimit Covid per udhetaret kineze, Rama heq dhe vizat per ata!

Gabim fatal politik ky, qe ndodh vetem ne Serbi e Bosnje.

3-Shendetesia jone kerkon reforma te thella politike e vullnet politik per te dala nga katastrofa.

Reforma te gjithe aneshme qe me politikat e financimit e deri te ato te menaxhimit te sektoreve, te pershtateshme me nje vend demokratik me ekonomi tregu!

Kjo mund te realizohet vetem nepermjet ndryshime e te plota politike ne vend.

Duhet vullnet politik e vizion politik per ato” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit