Dy vite më parë Shqipëria dhe Greqia arritën në konkluzionin se çështja e kufirit detar duhet të zgjidhet në Gjykatën e Hagës.
Palët u angazhuan se shumë shpejt dosja do të dërgohet në Hagë. Vizitat kanë qenë të shumta të dy palëve në Tiranë dhe Athinë.
Por ku ka ngecur puna. Përgjigjen e zbuloi sot ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.
Ajo u shpreh sot se dy palët po punojnë për të arritur kompromisin për pyetjet që do i drejtojnë Gjykatës së Hagës për kufirin detar.
“Do të vijojë puna teknike për arritjen e një kompromisi mbi pyetjet që do i shkojnë gjykatës lidhur me zonat detare me Greqinë.
Arritja e këtij kompromisi do të bënte të mundur referimin e çështjes në gjykatë” tha ajo.
Gjatë konferencës në nisje të vitit, Xhaçka mes të tjerash njoftoi se “do hapim ambasadë në Ukrainë”.