Sot u arrestua edhe një person tjetër për vrasjen e kuksianit Visart Cengu të martën e 3 janarit në lokalin “Kobra City” në Prizren. Arrestimi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
I arrestuari është Roland Susuri, i cili dyshohet se ka nisur i pari sherrin aty. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në paraburgim me vendim të prokurorit.
31-vjeçari nga Kukësi, por që jetonte dhe punonte në Francë, mbeti i vrarë orët e para të mëngjesit të së martës pas të shtënave me armë zjarri në dalje të lokalit ‘Kobra City’ në Prizren.
Vrasja e të riut nga Kukësi në “Kobra City” në Prizren, arrestohet një tjetër i dyshuar!
Keq e pësoi edhe miku i tij, 27-vjeçar, Rufgen Shehu, i cili mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetë. Armën dyshohet se e shkrepi pikërisht pronari i lokalit, personazhi i njohur kontrovers, Dibran Hoxhaj.
Vrau kuksianin në lokalin e tij, kërkohet raport me detaje për “Kobrën”!