Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë për disa vepra penale. Gjithashtu një vajzë 19-vjeçe është denoncuar e zhdukur.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit R. K., 33 vjeç dhe B. K., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Shukri Daku, 28 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.
U arrestua R. F., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në çantën e 18-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan, 2 doreza (përforcues grushti) dhe 1 shufër metalike.
- A. Ç., 43 vjeç, B. Xh., 22 vjeç, E. Xh., 40 vjeç, J. S., 33 vjeç dhe I. D., 43 vjeç, të pestë banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj” mbyllet njoftimi.