-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hodhi foshnjën në lumë, flet drejtori i Maternitetit në Shkodër: Donte t’a dorëzonte në shtëpinë e foshnjës, më pas ndërroi mendje

Kryesoret

Në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku një 32-vjeçare vrau foshnjën e saj ka folur edhe drejtori i maternitetit.

Drejtori i Maternitetit të Shkodrës, Senad Halluni u shpreh se 32-vjeçarja ka të regjistrojë atësisë së foshnjës pas lindjes.

Ai shtoi se fillimisht ajo ka kërkuar dorëzimin e fëmijës në shtëpinë e foshnjës, por më pas kishte ndërruar mendje.

“32-vjeçarja ka ardhur për lindje me 30 dhjetor. Ka qenë lindja e parë. Janë kryer të gjitha procedurat. Zonja ka refuzuar regjistrimin e atësisë së fëmijës. Ka pasur lindje normale me 30. Zonja ka kërkuar dorëzimin në shtëpinë e foshnjës. Kemi njoftuar drejtorinë e shtëpisë së foshnjës për procedurat. Zonja ka punuar në një ndërmarrje këpucësh”, tha fillimisht drejtori.

“Me datë 4 kemi kryer procedurat për t’u transferuar në shtëpinë e foshnjës, ajo ka refuzuar më pas. Ka nënshkruar që merr përsipër marrjen e foshnjës. Ajo nuk ka shfaqur probleme të shëndetit mendor. 32-vjeçarja rezulton se është e vetme dhe banon në Golem”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit