-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Video/ Makina fluturoi jashtë pistës së garës, ndërron jetë piloti i njohur, Sam Fenech

Kryesoret

Ka ndërruar jetë Sam Fenech në një garë drag aksident i cili ka shkaktuar tronditje në Australi kur makina e tij fjalë për fjalë “fluturoi” me 320 km/h nga pista e garës.

Video nga gara në lindje të Brisbane tregon makinën e drejtuar nga Fenech duke dalë jashtë kursit duke goditur parmakun dhe duke përfunduar plotësisht e shpërbërë jashtë pistës.

Vdekja për Fenech, një nga shoferët më të njohur të Australisë ishte e menjëhershme.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 19:00 (koha australiane) të shtunën në atë që doli të ishte gara e fundit e Fenech.

Ai po ngiste një Chevrolet Camaro dhe kundërshtari i tij ishte Kelvin Lyle po ngiste një Ford Mustang.

Vdekja e shoferit u bë e ditur nga organizatorët e garës “The Willowbank Raceway” me një postim në rrjetet sociale:

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se Sam Fenech, shoferi i Fabietti Racing Doorslammer, iu nënshtrua plagëve të marra gjatë garën dhe la frymën e fundit sot pasdite. I dërgojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë familjes së tij dhe gjithë ekipit të Fabietti Racing”.

Fenech u përfshi gjithashtu në një aksident në vitin 2019 në Sydne, kur Chevy Camaro që po drejtonte goditi gomat mbrojtëse.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit