Policia e Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Morinës ka arrestuar një 48-vjeçar romun, Florin Balanescu i cili po tentonte të kalonte në doganën e Morinës lëndë narkotike.
Menjëherë pas arrestimit janë sekuestruar rreth 70 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe 2 telefona.
Sipas policisë autori po tentonte të trafikonte lëndët narkotike në vendet e tjera të BE-së. .
Pas kontrollit të imtësishëm të automjetin tip “Benz”, në pjesën e poshtme të automjetit u gjetën dhjetëra pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 70 kilogramë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti, si për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme në lidhje me rastin.