Një grup serbësh janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut në një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe Listës Serbe.
Ata e akuzojnë Vuçiçin për “tradhti të lartë” dhe Listën Serbe për “tortura, pasurim, kërcënime e shantazhe”.
Protesta nisi pak pas orës 12:00 dhe të pranishmit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Vuçiç – Kosmeti nuk të do, na tradhtove, Ne nuk do ta bëjmë as Asociacionin tuaj, na shitët”.
Raportohet se në fillim të protestës u dëgjuan këngë nacionaliste serbe.
Një nga organizatorët e protestës, Ivan Miletiç e mori fjalën i pari dhe i kërkoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që t’i tërheq policët nga veriu dhe t’i mbyllë stacionet e policisë atje.