-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lekët ose në qeli”, grabisnin me uniformë policie, burg për 3 shkodranët

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Jasmin e Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, pasi i zhvatnin para qytetarëve nën uniformën e policisë.

Këta persona prezantoheshin në biznese të ndryshme në Tiranë si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro.

Operacioni pas ndjekjes disa ditore u finalizua sot dhe tre mashtruesit u kapën duke marrë shumën prej 130 000 eurosh.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan edhe 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit.

Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro.

“Jemi shteti”! Tre mashtruesit shkodranë kapen me 130 mijë Euro në dorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit