Meteorologët kanë paralajmëruar se kjo javë do të karakterizohet nga uljet e temperaturave dhe reshjet e shiut.
Aktualisht në Vlorë, erërat e forta kanë sjellë një det të trazuar. Lartësia e dallgëve është 4 ballë në gji dhe deri në 6 ballë në det të hapur, ndërsa fuqia e erës është 15 deri 20 m/sek.
Në këto kushte atmosferike të vështira, peshkatarët kanë marrë masa duke anuluar lundrimin.
Mësohet se asnjë mjet i vogël peshkimi nuk ka dalë sot në det pikërisht për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.