-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Al Nassr të vendosur për Busquets, të gatshëm të paguajnë 13 milionë euro për të

Kryesoret

Al Nassr ka kthyer vëmendjen drejt  mesfushorit të Barcelonës, Sergio Busquets pasi që kompletoi transferimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldos.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim për ESPN.

Busquets ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij viti dhe burimi thotë që Al Nassr është gati që t’i paguajnë atij një pagë neto rreth 13 milionë euro në vit që ta transferojnë atë në Arabinë Saudite.

Skuadra e Major League, Inter Miami po ashtu janë interesuar për të nënshkruar me ish përfaqësuesin e Kombëtares së Spanjës, i cili kohëve të fundit është i dhënë me idenë për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet mes Busquets dhe Inter Miami pritet që të zhvillohen në muajt në vijim, por ende nuk ka një marrëveshje që do ta dërgonte atë në MLS.

Në të njëjtën kohë, Al Nassr ka bërë përpjekje për të nënshkruar me kapitenin e Barçës pasi që ata vazhdojnë të synojnë transferimin e emrave të mëdhenj në futbollit, ashtu sikurse bën me Ronaldon javën e kaluar.

Mesfushori i Chelsea, N’Golo Kante po ashtu pritet të mbetet pa kontratë në verë dhe skuadra saudite përsëri është e lidhur me një kalim në Arabi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit