-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dëshira e fundit e Gianluca Vialli, Mancini: Italia të fitojë Kupën e Botës 2026

Kryesoret

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka treguar së kërkesa e fundit para vdekjes së futbollistit dhe mikut të tij, Gianluca Vialli ishte e qartë.

“Ai me tha që ne duhet ta fitojmë Botërorin e vitit 2026 dhe ai do të jetë atje me ne”

Ata kaluan gjithë jetën së bashku, fillimisht si shokë skuadre të Sampdoria, pastaj si shokë dhe më pas u ribashkua me stafin e Azzurri ku fitoi Euro 2020 gjatë verës së vitit 2021.

Vialli edhe në atë kohë ishte duke marrë terapi për kancerin në pankreas kur ata ishin në Wembley, por sëmundja ju rikthye në muajt e fundit dhe ai vdiq më 6 janar të këtij viti.

“Shkova për ta vizituar Lucan në Londër në dhjetor dhe të jem i ndershëm isha pak i frikësuar”, tha Mancini për Porta a Porta në RAI 1.

Ata po ashtu kishin një bisedë së si do të duket e ardhmja e Italisë pasi që ata nuk do të ishin në Botërorin e Katarit që u mbajt në fund të 2022.

“Gianluca me tha se ne duhet ta fitojmë Botërorin e 2026 dhe ai do të ishte me ne aty. Ai sigurt do të jetë me ne aty dhe ne shpresojmë që t’ia dedikojmë atij një fitore të madhe së shpejti”.

Kujtimi që ne të gjithë do ta mbajmë mend është përqafimi i Viallit dhe Mancinit gjatë finales së Euro 2020, kur Italia mposhti Anglinë në finale dhe fitoi trofeun.

Nuk është bërë e ditur së kur Vialli u diagnostikua me kancer në pankreas, por ai kishte filluar të merrte trajtim që kur Mancini mori drejtimin e Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit