Nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi dolën dje para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohen për vjedhjen e mijëra eurove, dollarëve si dhe aksesorë në banesën e ish-zyrtares së lartë, Alda Klosi.
Por si i futi policia në kurth për të shkuar te shuma e dytë mbi 400 mijë euro?
Në shtëpi ditën e parë u zbulua dhe sekuestrua shuma 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë. Në momentin që u arrestuan, policia i futi bashkë nënë e bir në komisariat. Brenda qelisë vendosi edhe një përgjues ambiental.
Të arrestuarit planifikonin planin e daljes duke u shprehur me kode për pjesën tjetër të shumës që kishin ende jashtë që nuk ishte zbuluar. Mes fjalive që kanë përdoruar ka qenë edhe “kemi të tjerat atje lart”.
Kaq ka mjaftuar që policia të vendoset sërish në lëvizje. Po ku atje lart? Hetuesit e kanë kontrolluar shtëpinë në cdo cep për të shkuar te tubi i aspirimit ku gjetën 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.
Bashkëshorti Rozetës, Spartak Dobi tha se nuk kishte dijeni për vjedhjen e gruas e cila sipas tij bashkë me njerëzit e saj ka implikuar djalin.
Ekskluzive/ Zyrtarja e lartë: Ja si më vodhi pastruesja 130 mijë euro (E PLOTË)