GJKKO ka dënuar me 8 vjet e 8 muaj burg Gentan Malinidin i cili është porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit.
Malindi u kap nga policia tetor të këtij viti në një bar kafe në Vorë. Ai rezultonte i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Biznesmeni u vë në shënjestër të DEA-s pasi me ngarkesën e kompanisë Alba Fruit Exotics priste një ngarkesë kokaine, e cila ishte zëvendësuar me oriz në portin e Pireut nga DEA.
Në 27 tetor, ai u paraqit si shtetas nga Kosova me dokumente të falsifikuara.