-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vodhi tre biznese me kaçavidë, arrestohet i riu në Elbasan

Kryesoret

Policia e Elbasnit ka arrestuar një 30 vjeçar pasi dyshohet se është autor i disa vjedhjeve.

Në njoftimin e policisë thuhet se  personi me inicialet E.S, ka qënë dhe më parë i dënuar për vjedhje.

I riu me datë 09.01.2023, gjatë natës, dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një dyqan; me datë 08.01.2023, dyshohet se ka vjedhur vegla pune, në një dyqan, në lagjen “Partizani”; po me datë 08.01.2023, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një makine; ndërsa me datë 04.01.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe steka cigaresh, në një dyqan, në lagjen “Skënderbej”.

Policia ka sekuestruar një mjet (kaçavidë) që i arrestuari dyshohet se e ka përdoruar për të realizuar vjedhjet.

30-vjeçari do të hetohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit