Një aksident rrugor ka ndodhur në Vlorë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar. #
Mësohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. M., 50 vjeç ka asidentuar një 50-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Raportohet se e lënduara ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë bënë arrestimin e shtetasit A. M., 50 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Ky shtetas, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen V. H., 60 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. M, është larguar nga vendi i aksidentit, por u kap më pas nga shërbimet e Policisë.