-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj: Media të ketë fuqinë e së vërtetës! Lajmet e rreme shqetësuese!

Kryesoret

Media duhet të jetë fuqia e të vërtetës! Me këtë shprehje, Presidenti i vendit Bajram Begaj u bëri thirrje mediave të ngrihen në nivelin e misionit që kanë.

Begaj, në një pritje me gazetarët me rastin e vitit të ri 2023 i tërhoqi vëmendjen drejtuesve të medias të mos e keqshfrytëzojnë hapësirën mediatike për interesa të ngushta. Për Begajn, shqetësime mbetet publikimi lajmeve pa autorësi apo të rreme.

“Hapësira jonë mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare. Shumë shpesh mediat, shndërrohen në fushë-betejë politike, ku çdo gjë është e mundur, që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie. Shqipëria e sotme nuk ka as realitetin e as përballjen politike më të egër të Evropës. Ndaj nuk ka pse media shqiptare t’i përjetojë e përcjellë si të tilla. Shoqëria shqiptare ka vite tashmë që merret shembull nga politika për arritjet e saj. Ndaj, kjo shoqëri nuk mund të lihet apo shfaqet si varëse e një drame politike e morale të parashkruar në redaksi, apo dhe llogari pa autorësi e rrjedhimisht pa përgjegjësi“, tha ndër të tjera Begaj.

Presidenti garantoi mbështetje maksimale për mediat nga ana e institucionit që drejton, ndërsa në fund trokiti dhe gotat me gazetarë dhe përfaqësues të mediave në vend, të pranishëm në takim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit